Parandalohet krimi i rëndë, policia arreston autorin dhe kap armën


Parandalohet krimi i rëndë, policia arreston autorin dhe kap armën

21:11 04/02/2018

Një krim i rëndë është parandaluar pasditen e së dielës në Kurbin. Një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka qëlluar në ajër dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjës të një firme guroreje, ku ishte i punësuar.

Mikel Gjonaj u vu në pranga në kohë, ndërsa së bashku me armën tip pushkë, atij iu gjetën edhe në trup edhe 10 gramë kanabis. 

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi edhe 3 gëzhoja. 

I riu tashmë do të përballet në gjykatë me akuzat për “Kanosje”,   “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al






Të ngjashme