Parandalohet krimi në familje, burri tenton të vras me armën e gjahut gruan
Parandalohet një krim në familje. Policia e Divjakës ka arrestuar 35-vjeçarin, Vangjel Hoda, banues në fshatin Biçukas. Kanë qenë komshinjtë që kanë njoftuar policinë, se 35-vjeçari po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, 28-vjeçares F.Hoda.
Pas një konflikti për motive të dobëta, ai fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Më pas me armën e gjahut e ka kanosur se do ta vriste, madje ka qëlluar edhe në ajër.
Pas ndërhyrjes së policisë është bërë neutralizimi i tij dhe më pas arrestimi. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut teke e markës turke që e mbante pa leje
./tvklan.al