Parandalohet një ngjarje e rëndë


Parandalohet një ngjarje e rëndë

12:40 27/03/2017

Zek Prenga nga fshati Thumanë i Krujës nuk ishte emër i panjohur për policinë e këtij qyteti. Kjo pasi 44 – vjeçari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes edhe më parë.

Por mbrëmjen e së dielës, ai mori armën dhe e kërcënoi me jetë 47 – vjeçaren me iniciale V.P.

Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e policisë së Krujës parandaloi një ngjarje që mund të kishte patur pasoja të rënda.

Kështu, 44 – vjeçari Prenga u arrestua, ndërsa gjatë kontrolli të ushtruar në shtëpinë e çiftit, policia gjeti një armë zjarri automatik AK 47; 80 copë fishekë model 56; një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje.

Sipas policisë, shkak për këtë konflikt janë bërë motivet e dobëta.

***

Po gjatë mbrëmjes të së dielës, policia ndërhyri në një tjetër rast dhune në familje. Këtë herë ngjarja ndodhi në Durrës dhe në pranga përfundoi 33 – vjeçari, Brunild Tufa. 

Arrestimi i tij u bë pasi në gjendje të dehur, ai ka dhunuar fizikisht nënën e tij, 58 – vjeçaren I.L. /tvklan.al






Të ngjashme