Parandalohet një vrasje me armë zjarri në Pogradec
Një vrasje me armë zjarri është parandaluar nga policia e qytetit të Pogradecit. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Tushemisht, ku dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta.
A.P, 25 vjeç dhe G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec janë zënë më njëri tjetrin.
Pas këtij konflikti dyshohet se 25- vjeccari ka shkuar në banesën e tij në fshatin Tushemisht dhe ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov, me qëllim që të ndiqte personin me të cilin ishte konfliktuar.
Reagimi në kohë i Policisë, bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit midis këtyre dy shtetasve, pikërisht në një lokal në fshatin Tushemisht, ku A.P, pasi kishte marrë armën, kishte hyrë në ambientet e tij për të kërkuar G.Xh.
Porsa ka parë shërbimet e Policisë ky i fundit, është larguar me shpejtësi.
Nga ana e Policisë, janë ngritur grupe kontrolli dhe po vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj./tvklan.al