Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti mes dy personave
Një person është vënë në pranga në Mirditë pas një konflikti. Sipas asaj që mësohet nga uniformat blu, bëhet e ditur se është parandaluar përshkallëzimi i një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda.
E.Sh, 35 vjeç pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me V.P i ka thyer xhamin e makinës këtij të fundit. Përveç kësaj ai e kërcënonte pronarin e makinës se do ta vriste pasi kishte armë me vete.
Pas njoftimit të marrë ka ndërhyrë menjëherë policia. Në momentin që ata i janë afruar autorit, ai është larguar me shpejtësi. Mirëpo “arratisja” ka zgjatur vetëm për disa minuta.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet pistoleta me të cilën kanoste personin tjetër. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al