Parandalohet përshkallëzimi i sherrit, arrestohet 34-vjeçari
Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një sherri mes dy personave në Tiranë. Mësohet se në pranga është vënë një person për akuzat shkatërrim prone me dashje, plagosje e lehtë me dashje dhe kanosje.
Mësohet se 34-vjeçari R.S. teksa po udhëtonte me një monopatinë është trembur nga një makinë që po ecte në të njëjtin drejtim me të. Këtu, i riu ka goditur me grushte shoferin me iniciale K.B si dhe ka dëmtuar mjetin me sende të forta.
Në momentin e arrestimit 34-vjeçari kishte hipur mbi mjet dhe kërcënonte shoferin e saj. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës”, tek “Ish Qyteti i Nxënësve”.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./tvklan.al