Parandalohet sulmi ndaj Presidentit Macron
Parandalohet një sulm i planifikuar ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron. Gjashtë persona u arrestuan nga policia në një operacion të shtrirë në tre rajone, në Izer e Mozelë e Bretanjë.
Të arrestuarit, njëra prej të cilëve grua, janë moshave nga 20 deri 60 vjeç. Mediat franceze hedhin dyshime se të arrestuarit janë pjesë e një grupi militantësh të së djathtës ekstreme. Hetuesit ende nuk kanë bërë asnjë koment, por po hetojnë në pistën e terrorizmit.
Plani i sulmit ishte në faza fillestare dhe u zbulua nga përgjimet e shërbimeve franceze të inteligjencës. Presidenti Macron ishte objektiv i një tjetër tentative të dështuar të një 23-vjeçari, i cili synonte ta vriste në një sulm terrorist gjatë paradës ushtarake të ditës së Bastijes vitin e kaluar. Por ai ndalua nga policia para se të kryente sulmin. Franca është në nivel tepër të lartë sigurie për shkak të sulmeve terroriste islamike të viteve të fundit.
Tv Klan