Parandalohet sulmi terrorist në San Francisco


Parandalohet sulmi terrorist në San Francisco

16:35 23/12/2017

Një ish-marins i Ushtrisë Amerikane u arrestua nga FBI, pasi dyshohet se po planifikonte një sulm terrorist në San Francisco ditën e Krishtlindjeve. I arrestuari është Everitt Aaron James, 25-vjeç.

Sipas agjentëve federale, i riu do të sulmonte një nga zonat më të populluara të San Francisco-s, e frekuentuar edhe nga turistë të shumtë.

Nga përgjimet e FBI-së, rezultoi se ish-ushtaraku mbante lidhje dhe merrte urdhra nga Shtetit Islamik. Në vitin 2009, Everit Aron Xhejms kishte marrë kualifikimin si “qitës i zgjedhur”, nga forcat e marinës amerikane.

Tv Klan






Të ngjashme