Parandalohet vrasja, 67-vjeçari kërcënoi me vdekje një familje


Parandalohet vrasja, 67-vjeçari kërcënoi me vdekje një familje

08:52 13/06/2016

Parandalohet një vrasje në Laç. Gjatë orëve të pasdites, të ditës së diel, policia kishte marrë informacione për një konflikt në fshatin Adriatik. Falë ndërhyrjes së policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes kriminale. Në pranga ka përfunduar 67-vjeçari Shkurt Shkurti.

Ai pas një konflikti me shtetasin Gj.P ka marrë armën e gjahut, ka shkuar në banesën e tyre dhe i ka kërcënuar se do t’i vriste të gjithë. 67-vjeçari është kapur në kushtet e flagrancës me armën në dorë që e kishte pa leje. Por gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur edhe një armë zjarri automatik bashkë me 30 fishekë.

Në momentin që efektivët e policisë kanë shkuar në banesën e Shkurt Shkurtit, vajza e tij, 21-vjeçarja L. Shkurti ka marrë automatikun dhe ka dalë nga një derë e pasme e shtëpisë. Ajo ka hedhur armën tek oborri i fqinjit.

kurbin

Pavarësisht këtij veprimi policia ka gjetur armën, ndërsa ka nisur procedim edhe për 21-vjeçaren, me akuzën e " Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

/tvklan.al

 





Të ngjashme