Parandalohet vrasja në Tiranë


Parandalohet vrasja në Tiranë

13:00 18/10/2016

Prej kohësh kishin konflikte… Por sot Bajram Islami, 50 vjeç, tentoi ta vriste. bëhet fjalë për një ngjarje të rendë që ka ndodhur në kryeqytet.

Policia dhe forcat Shqiponja kanë mundur ta neutralizojnë 50-vjeçarin. Ka qenë një telefonatë në numrin 112, ku shtetasi M. P ka kërkuar ndihmë nga policia. Ai deklaroi se Bajram Islami do e vriste.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë, model 54, me një krehër.

Ndaj 50-vjeçarit rëndojnë tre akuza: “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al






Të ngjashme