Parandalohet vrasje. Zihet në lokal, i shkon në shtëpi dhe qëllon me armë
Parandalohet vrasja në Durrës. Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Gentian Dodaj. Ky i fundit mbrëmjen e së mërkurës, orës 22:45, është konfliktuar në një lokal, për motive të dobëta me 46-vjeçarin A.H.
Pasi janë ulur gjakrat, ai ka shkuar në banesë të marrë armën e zjarrit, automatik dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të banesës së shtetasit A.H.
Pasi është njoftuar, policia ka shkuar në vendngjarje. Në cilësinë provave materiale policia ka sekuestruar: një armë zjarri tip automatik model 56; një krehër me 19 fishekë dhe 1 gëzhojë.
Dodaj është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.
/tvklan.al