Parashikimi i Eric Cantona


Parashikimi i Eric Cantona

15:12 10/06/2016

Shqipëria quhet si ekipi më me pak mundësi që të fitojë Europianin. Edhe vetë kuqezinjtë nuk kanë shkuar në Francë me këtë mendim për tu shpallur kampionë. Megjithatë ata duan të luajnë shanset e tyre, pasi nuk kanë çfarë të humbasin nëse ëndërrojnë.

Eric Cantona tha mendimin e tij edhe me pak tone humori në rubrikën e tij në Eurosport, Komisionieri i Futbollit.

Eric Cantona, Komisioneri i futbollit: “

Lexova një artikull në gazetë, banka më e madhe në botë, Goldman Sachs kishte bërë listën e probabiltetit për të fituar “Euro 2016”. Franca ishte e para me 26%. Shqipëria ishte e fundit me 0%, ky është një budallallëk, po më detyroni të godas ndonjërin përsëri. Si mund të thuash që në skuadër nuk ka asnjë mundësi të fitojë. Çfarë mund të themi për Greqinë në 2004 nuk kishte shanse? Po Danimarka në 1992? Po Leicester këtë vit në Premier League? Unë Eric Cantona, i jap Shqipërisë një shans të fitojë “Euro 2016”, gjithashtu edhe Islandës. Futbolli nuk është për numrat, nuk është për statistikat. Futbolli luhet me zemër, me angazhim, me punë dhe me talent. Futbolli është një ëndërr dhe duke ëndërruar gjithçka është e arritshme.”

Këtë tha Eric Cantona, jo ne.






Të ngjashme