Parashikimi i motit 09 Tetor 2021


Parashikimi i motit 09 Tetor 2021

08:00 09/10/2021

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet rifuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjelle reshje të përkohshme shiu në territorin Shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet e detare dallgëzim 3 ballë./tvklan.al






Të ngjashme