Parashikimi i motit 10 Nëntor


Parashikimi i motit 10 Nëntor

08:05 10/11/2019

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë me vranësira të dendura si dhe shira intensive ku më të dukshme do të jenë në skajin verior dhe jugor.

Në pjesën e dytë të ditës do të kemi një përmirësim gradual të kushteve atmosferike. Temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje në orët e para të ditës deri në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në mëngjes në Ersekë 2 gradë celsius dhe maksimumin 18 gradë celsius në Lezhë dhe Sarandë.  

Era do vijojë të fryjë mesatare me një shpejtësi 50 kilometra në orë në drejtimin kryesisht jug-perëndimor. Kjo do bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 4 ballë./tvklan.al






Të ngjashme