Parashikimi i motit 10 Tetor 2021


Parashikimi i motit 10 Tetor 2021

08:00 10/10/2021

Vlerat e ulëta barike do të kushtëzojnë mot kryesisht të vranët në të gjithë vendin, me të shpeshta vranësirat paraqiten në Qendër dhe Jug të territorit duke rrezikuar reshje të dobëta shiu, si edhe reshje të pakta dëbore në zona të thella malore. Orët e pasdites do të kenë përmirësim të përkohshëm të motit duke rikthyer kthjellimet, kjo pasi mbrëmja shton sërish vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat Jugore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi verior verilindor duke gjeneruar në Adriatik dhe Jon dallgëzim mbi 4 ballë./tvklan.al






Të ngjashme