Parashikimi i motit 16 Gusht 2017
Moti i qëndrueshëm do të mbesë prezent në vendin tonë duke bërë që kthjellimet të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti për zonat malore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten njësoj në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë sërish rritje të tyre.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe deri mesatare në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.