Parashikimi i motit 18 Qershor
Sipas MeteoAlb, vendi ynë vijon të jetë me vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në zonat malore dhe në zonën ulët.
Por parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të motit si fillim në ultësirën perëndimore dhe në vijim dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me 11°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës me 29°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. /tvklan.al