Parashikimi i motit 22 Prill 2017


Parashikimi i motit 22 Prill 2017

08:26 22/04/2017

Të shtunën moti karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Sërish më të përqendruara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me mot të kthjellët në zonat e ulëta dhe ato bregdetare duke lënë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme zonat malore. Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme në vlerat e mëngjesit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verilindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.

 






Të ngjashme