
Parashikimi i motit 23 Shkurt
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë zonat Veriore dhe Qendrore por, kthjellime më të dukshme do të ketë në Jug.
Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime të shpeshta dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta në të gjithë shtrirjen Lindore të Shqipërisë duke e rrezikuar nga reshje të izoluara shiu e dëbore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish sjellin rritje të lehtë në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 3 në 18°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim deri 5 ballë./tvklan.al