Parashikimi i motit 28 Nëntor


Parashikimi i motit 28 Nëntor

08:00 28/11/2020

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare në pjesën e parë të ditës. Por orët në vijim do të sjellin shtim të vranësirave në vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do fryjë e lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al






Të ngjashme