Parashikimi i motit 3 Shtator


Parashikimi i motit 3 Shtator

08:00 03/09/2020

Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë vendin tonë, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në Ultësirën Perëndimore në pothuajse gjithë ditën. Ndërsa në zonat malore pritet shfaqje e vranësirave të cilat do të sjellin reshje të izoluara shiu në skajin verior.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 34°C.                     

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 42 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al






Të ngjashme