Parashikimi i motit 4 Tetor
Zhvillimi i një qendre të presioni të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të diktojë mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash në vendin tonë, KU deri në orët e pasdites pritet që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të vendit. Por në mbrëmje vranësirat do të shtrihen në të gjithë territorin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3 ballë./tvklan.al