Parashikimi i motit 5 Tetor 2021
Sipas MeteoAlb gjatë orëve të paradites vendi ynë paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore.
Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin por pa mundur të këtë reshje. E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbetet konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 – 45 km/h kryesisht nga drejtimi jugor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 4 ballë./tvklan.al