Parashikimi i motit 7 Maj


Parashikimi i motit 7 Maj

08:00 07/05/2020

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të paraqitet me mot të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të territorit. Por në zonat malore do të ketë prezencë të vranësirave kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 3°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 25°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 5 ballë./tvklan.al






Të ngjashme