Parashikimi i motit 7 Prill
Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në zonën perëndimore.
Por në pasdite pritet të kemi kalime vranësirash të pakta, ku në zonat malore do të jenë më të dukshme.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës dhe Ersekës me 2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 22°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h, ku mbetet nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzimi 3 ballë./tvklan.al