Parashikimi i motit 9 Janar
Sipas MeteoAlb, Pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të zhvillohen, duke bërë që reshjet të përfshijnë të gjithë vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 12°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë./tvklan.al