Parashikimi i motit, 9 Prill 2017


Parashikimi i motit, 9 Prill 2017

07:58 09/04/2017

Qarkullimi i masave ajrore nga Jugperëndimi i Europës do të bëjë që vendi ynë të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, për pasojë moti i kthjellët do të jetë prezent gjatë gjithë ditës. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër zonën malore të Shqipërisë. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe vranësirat kalimtare të jenë dominante. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, termometri në zonat e ulëta do të ngjitet deri në 25 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohen dallgëzim i ulët.

Europa

Prezenca e dy qendrave të fuqishme anticiklonare përkatësisht në qendër dhe jug të kontinentit do të ndikojnë në pjesën më të madhe të Europës mot të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat e larta të jenë dominante. Konkretisht me diell dhe temperatura të larta paraqiten: Gadishulli Iberik, pellgu i Mesdheut, gadishulli i Ballkanit si edhe vendet perëndimore. Përjashtim bëjnë vetëm Europa verilindore – Lindore të cilat do të karakterizohen nga vranësira dhe shira të dobët e lokalë./tvklan.al

 






Të ngjashme