Parashikimi i motit, bëni kujdes nga i nxehti
Pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët me përjashtim të zonave veriore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë edhe vranësira të herë pas hershme. Ku nuk përjashtohet edhe mundësia e shirave të izoluar.
Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të mbeten prezent edhe gjatë pasdites duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në të gjithë territorin e vendit. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të larta edhe gjatë ditës së hënë. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim të ulët.
/tvklan.al