Parashikimi i motit, e gjithë Shqipëria me shi
Kthjellime dhe vranësira të lehta do të karakterizojë kushtet e motit në të gjithë territorin e vendit deri në mesditë kur priten shtim i vranësirave në zonat verilindore dhe juglindore duke gjeneruar shira të përkohshëm.
Parashikohet që edhe pasditja të sjellë vranësira në të gjithë territorin e vendit të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira të karakterit lokal. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur vlera konstante si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 24 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë./tvklan.al