Parashikimi i motit, edhe sot shi. Nga nesër fillon…


Parashikimi i motit, edhe sot shi. Nga nesër fillon…

08:23 08/09/2016

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do mbeten prezent në vendin tonë dhe për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese. Më të përqendruara vranësirat do të jenë në zonat jugore duke bërë që edhe shirat të jenë më të dendur.

Po ashtu edhe pjesa e dytë e ditës do vijojë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë në jug dhe juglindje të vendit duke lënë zonat veriore dhe qendrore me vranësira dhe shira më të dobët. Gjatë natës do të ketë shkëputje të reshjeve nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje të lehtë të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet, dallgëzim 3-4 ballë. /tvklan.al






Të ngjashme