Parashikimi i motit, gjatë pasdites “vjen” dëbora
Gjatë ditës së martë, moti mbi vendin tonë parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje të dendura.
Reshje shiu do të ketë pjesërisht në pjesën bregdetare dhe qendrore. Në Veri dhe Verilindje pasdite dhe gjatë natës priten reshje dëbore.
Era do të jetë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi vale 2 metër.
Temperaturat parashikohen të jenë:
Vendet malore -3/7
Vendet e ulëta -0/14
Vendet bregdetare 3/15 /
tvklan.al