Parashikimi i motit, i kthjellët dhe me rritje të lehtë temperaturash
Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë vendin deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të herë pas hershme të vranësirave.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mesditës.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, me shpejtësi 42 km/h nga drejtimi veriperendimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al