Parashikimi i motit, i kthjellët dhe me vranësira lokale


Parashikimi i motit, i kthjellët dhe me vranësira lokale

08:12 26/08/2016

Moti paraqitet me kthjellime e vranësira të lehta kryesisht në zonat malore deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime e vranësira kalimtare në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore mbeten me vranësira të shpeshta duke rrezikuar ekstremin juglindor nga shira të izoluar e të përkoshëm.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave..

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi makismale deri 45 km/h nga drejtimi veriperendimor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al






Të ngjashme