Parashikimi i motit, i kthjellët dhe me vranësira të lehta
Gjatë orëve të paradites i gjithë vendi ynë do të dominohet nga moti i kthjellët, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta në zonat malore Lindore.
Parashikohet që dhe pasditja të mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në zonat e ulta dhe bregdetare ndërsa e gjithe zona malore do të dominohet nga vranëisra më të dendura.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rrtije të lehtë në vlerat minimale ndërsa maksimalet nuk do të kenë shumë ndryshim të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperendimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 – 3 ballë./tvklan.al