Parashikimi i motit, java nis me shi


Parashikimi i motit, java nis me shi

07:57 16/05/2016

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit duke rrezikuar shira të karakterit lokal. Më të theksuar në veri dhe verilindje të vendit, nuk do të mungojnë intervalet me kthjellime.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira të përkohshëm.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të arrijë deri në 2 ballë.

/tvklan.al






Të ngjashme