Parashikimi i motit, kujdes nga temperaturat e larta


Parashikimi i motit, kujdes nga temperaturat e larta

08:14 04/08/2016

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të karakterizojnë bregdetin dhe zonat e ulta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të paraqiten kushtet e motit në të gjithë zonën malore.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendin përjashtuar ekstremin verior i cili do të ketë vranësira dhe shira të izoluar.

Gjatë natës moti i qëndrueshëm do të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryje e lehte si në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

/tvklan.al






Të ngjashme