Parashikimi i motit, kujdes sot mund t’ju duhet çadra
Deri në mesditë sot, i gjithë territori i vendit do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Gjatë orëve të mesditës do të ketë shtim të vranësirave në zonat malore juglindore duke rrezikuar shira të izoluar.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në ultësirën perëndimore, ndërsa me vranësira dhe shira të dobët e lokalë do të paraqiten zonat malore lindore.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante, por prania e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndiet më shumë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në det të ketë dallgëzim 2 ballë. /tvklan.al