Parashikimi i motit, “mbretëron” shiu


Parashikimi i motit, “mbretëron” shiu

08:17 07/09/2016

Deri në mesditë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese ne vend ku me intensitet të lartë shirat paraqiten në zonat veriore. Zonat qendrore dhe jugore do të kenë here pas – here intervale të shkurta me kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do sjellë dobësim të ndjeshëm të shirave duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të jenë në ndikimin e alternim të kthjellimeve dhe vranësirave ndërsa ekstremi verior dhe ai jugor do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale ndërsa maksimalet do të pësojnë rritje të lehtë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verilindor duke bërë që në det të gjenerohet, dallgëzim 4 ballë. /tvklan.al






Të ngjashme