Parashikimi i motit, mëngjesi vjen me…
Orët e paradites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin por më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore veriore.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me vranësira të dendura dhe shira të dobët e lokale do të paraqiten në zonat malore veriore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë ndryshime të dukshme të tyre. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit të Europës do të jetë në ndikimin e qendrave të presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominuese. Konkretisht: Me diell do të paraqiten: pellgu i Mesdheut, gadishulli Iberik, ishujt britanike si edhe Europa qendrore.
Ndërsa krejt ndryshe paraqitet situata e motit për gadishullin skandinav si edhe vendet e Europës verilindore – lindore ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese, situatë kjo e ndikuar si pasojë e zhvillimit të një qendre me presion të ulet atmosferik e vendosur në veri-verilindje të Europës.