Parashikimi i motit, në zonat malore dëbora do arrij deri në 30 cm


Parashikimi i motit, në zonat malore dëbora do arrij deri në 30 cm

07:30 27/12/2016

Dita do të dominohet nga intervale të shkurtra kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë shira të dobët në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me reshje dëbore në të gjithë zonën malore duke bërë që trashësia e dëborës në zona të thella të jetë deri në 25 apo 30 cm, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga vranësira dhe shira lokalë. Gjatë natës do të ketë përmirësim të motit në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 1 – 2 gradë të temperaturave në vend.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./tvklan.al






Të ngjashme