Parashikimi i motit, “ngrin” gjithë vendi


Parashikimi i motit, “ngrin” gjithë vendi

07:45 30/12/2016

Moti i qëndrueshëm do të vijojë në vendin tonë, duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent por në zonat malore përgjatë kufirit lindor do të shfaqen herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të mbeten me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta edhe gjatë ditës së nesërme.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë deri në 3 ballë./ tvklan.al






Të ngjashme