Parashikimi i motit, nis rritja e temperaturave
Kthjellimet do të karakterizojnë sot motin në gjithë vendin deri në mesditë kur priten zhvillim i vranësirave në zonat malore duke rrezikuar shira të izoluar, nuk përjashtohen edhe rrebeshe shiu në ekstremin verior të vendit.
Parashikohet që gjatë pasdites zonat e ulta dhe bregdetare të mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme duke lënë me vranësira dhe shira të përkohshëm zonat verilindore dhe juglindore. E njëjta situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehte si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe për pasojë ne brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë./tvklan.al