Parashikimi i motit, një verë mes vjeshtës


Parashikimi i motit, një verë mes vjeshtës

08:11 16/09/2016

Gjatë paradites moti paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare, më të dukshme në Juglindje të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa zonat malore paraqiten me vranësira më të dendura.

Orët e mbrëmjes dhe nata, sjellin kthjellime në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera konstante në të dy vlerat ekstremale ditore. Era do të fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke gjeneruar në det, dallgëzim 1 apo 2 ballë. /tvklan.al






Të ngjashme