Parashikimi i motit, pasditja mund të sjellë shi


Parashikimi i motit, pasditja mund të sjellë shi

08:16 26/06/2016

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe temperatura të larta në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të paraqitet moti në zonat malore.

Gjatë pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke rrezikuar shira të izoluar në zonat qendrore dhe juglindore, kryesisht shirat do të jenë në juglindje, ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi.

Ndërsa me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare do të paraqitet moti për ultësirën perëndimore. Edhe gjatë natës temperaturat e larta do të mbeten prezent.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 1- 2 gradë gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie më të ndjeshme të tyre.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë./tvklan.al






Të ngjashme