Parashikimi i motit, pasditja mund të sjellë shira lokalë
Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.
Ndërsa, pjesa e dytë e ditës do të këtë zhvillim të vranësirave në zonat verilindore dhe juglindore duke rrezikuar shira të izoluar, më të theksuara shirat do të paraqiten në pjesën verilindore ku do të ketë edhe rrebeshe shiu afat-shkurtër.
Përsa i përket pjesës tjetër të vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta deri mesatare. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie me 2 gradë të temperaturave në të gjithë vendin.
Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët./tvklan.al