Parashikimi i motit për fundjavën


Parashikimi i motit për fundjavën

18:20 07/07/2017

Vera e këtij viti do vijoje të jetë e nxehtë, duke tejkaluar temperaturën mesatare stinore të një viti më parë.

 Ditën e shtunë do të dominojnë kthjellimet në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësira kalimtare do ketë në zonat veriore ku gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe shiu, në ekstremin verior.

Pasditja mbetet me kthjellime në ultësirën perëndimore, por kthjellime e vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht në 37ºC.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 24 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

E njëjta situatë meteorologjike do të mbizotërojë edhe ditën e diel./tvklan.al

 






Të ngjashme