
Parashikimi i motit, priten rrebeshe
Zonat e ulëta dhe bregdetare do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por me vranësira më të dendura do të paraqitet situata e motit për zonat malore duke rrezikuar shira të izoluar.
Parashikohet që pasditja të vijojë me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta deri në orët e vona të natës kur pritet sërish shtim i vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 gradë rënie në vlerat minimale por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të tyre. Era do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të arrijë deri në 2 ballë./tvklan.al