Parashikimi i motit, rikthehen vranësirat


Parashikimi i motit, rikthehen vranësirat

08:00 20/03/2017

Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare por me kthjellime dhe vranësira më të shpeshta do të jetë moti në zonat malore. Sërish më të dukshme vranësirat paraqiten në juglindje të vendit. Orët e pasdites duke përfshirë edhe natën, nuk do të sjellin ndryshime të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme kjo në vlerat maksimale. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Europa

Edhe gjatë ditës së nesërme, vendet mesdhetare, Gadishulli Iberik si edhe gadishulli i Ballkanit do të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominuese. Po ashtu, moti i kthjellët do të dominojë ne rajonin e balltikut dhe vendet nordike, por temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta. Ndërsa vranësirat dhe shirat do të dominojnë ishujt britanike, Europën qendrore si edhe brigjet e Turqisë. Europa lindore dhe verilindore do të mbeten me reshje dëbore./tvklan.al

 






Të ngjashme