Parashikimi i motit, rikthehet shiu


Parashikimi i motit, rikthehet shiu

07:53 20/05/2016

Fuqizimi i vranësirave do të bëjë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga shira intensive, më problematike situata do të paraqitet në veri dhe veriperëndim të vendit.

Shirat do të shoqërohen me forcim të erës dhe herë pas here do të jenë rrebeshe. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të dendur pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar zonat bregdetare të cilat do të kenë shira disi më të dobët.

Parashikohet që edhe gjatë  natës vranësirat  dhe shirat e dendur të mbeten prezent në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do te pësojnë serish rritje ne vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë.

/tvklan.al






Të ngjashme