Parashikimi i motit, rreze dielli por…


Parashikimi i motit, rreze dielli por…

08:07 17/11/2016

Bregdeti dhe zonat e ulëta, paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat malore mbeten me kthjellime dhe vranësira më të dendura, kryesisht juglindja dhe ekstremi jugor.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Gjatë orëve të mbrëmjes si edhe natës do të vijojë të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të temperaturave në vend.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi maksimale deri 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgëzim deri në 2 ballë. /tvklan.al






Të ngjashme